Dukagjin Lipa kujton disa nga momentet më speciale të ‘Sunny Hill’

“Sunny Hill” është festivali vjetor ndërkombëtar i muzikës në Prishtinë.

Ky festival organizohet nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa.

Për shkak të pandemisë, ky festival këtë vit nuk është mbajtur.

Lidhur me këtë duket se ka një nostalgji Dukagjini, i cili përmes disa postimeve në Instagram ka ndarë disa nga momentet më speciale.

“Kur zgjohesh dhe sheh që të mungon ajo ndjenja e festivalit”, shkroi ai krahas këtij publikimi.