Sërish rritje të numrit të gjobave të shqiptuara nga aksionet e Policisë nëpër terren.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 462 gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID.
Ndërkohë vazhdojnë të jenë në fuqi të gjitha masat e miratuara nga Qeveria e Kosovës.