Niset nga Kosova për në Gjermani me dokumente të falsifikuara, kapet në kufi

Gjatë një kontrolli tek Dheu i Bardhë, në autobusin me linjë ndërkombëtare Kosovë-Gjermani është kapur një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se personi u kap me një leje qëndrimi të dyshuar për falsifikim.

I dyshuari ka pranuar se dokumentin e ka marrë për të udhëtuar në shtetet perëndimore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

“PKK Dheu Bardhë, 10.10.2021 – 07:20. Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani, tek një person mashkull kosovar është gjetur një leje qëndrim i dyshuar për falsifikim. I dyshuari ka pranuar se dokumentin e ka marrë me qëllim të udhëtimit në shtetet perëndimore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.