A po lind çifti i parë në “Big Brother VIP”?

Ndonëse banorët janë të zënë me provën e javës, ngacmimet me njëri-tjetrin nuk mungojnë.

“Big Brother VIP”, u rikthye këtë sezon televiziv në ekranin e Top Channel, në një version krejtësisht të ri.

Konkurrentë tashmë janë njohur me njëri-tjetrin dhe kanë filluar të ngacmohen mes vete. Një ndër to ka qenë Paloma e cila pyet Beniadën se me cilin nga banorët e sheh veten në çift.

Beniada pa hezituar thotë emrin e Arditit dhe më pas i kap dorën duke treguar shenjë afrimiteti.

 

Se a do ti shohim në ditët në vazhdim si çift Beniadën dhe Arditin, kjo mbetet ta zbulojmë se si do vazhdojë komunikimi i tyre.