Konfiskohen 52 mijë franga në pikën kufitare Dheu i Bardhë`, njoftohet Prokuroria

Njësitë e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë konfiskuar 52 mijë franga zvicerane gjatë kontrollit të një veture në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardhë.

Siç thuhet në njoftim, nga këto mjete 25% ose 13 mijë franga janë përcaktuar si gjobë për mos deklarim të mjeteve monetare, ndërsa 39 mijë franga të tjerë janë ndalur për procedura të mëtejme.

Me rastin e zbulimit të mjeteve monetare është njoftuar edhe Prokuroria dhe rasti është duke u trajtuar nga hetimet.