Fabrika e “Ferronikelit” ka ndërprerë përkohësisht punën, kjo përshkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai shkruan se puna e “Ferronikelit” do të zgjas deri në gjetjen e një zgjidhjeje.
“Pas takimit me menaxherin kryesor të kompanisë së Feronikelit, z. Genc Beribashi, me keqardhje u informova se për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në tregjet globale, ndërpritet përkohësisht puna në këtë kompani. Situata e ndërprerjes së punës Feronikelit deri në gjetjen e zgjidhjes, për neve si pushtet lokal është lajm tepër i dhimbshëm, për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre. Në takim me z. Beribashi shfaqa tërë shqetësimin tim dhe solidaritetin me gjendjen e rëndë dhe urova që sa më shpejt të stabilizohet çmimi i energjisë në tregjet globale dhe kompania Feronikeli të operojë me sukses sikur deri më tani, si burim i të ardhurave për mijëra familje të komunës tonë dhe më gjerë”.