Policia ka dhënë detaje për kasollen e djegur ku u gjetën eshtra njeriu në fshatin Neperbisht të Suharekës.
Në raportin e policisë, konfirmohet se brenda shtëpisë së djegur është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë.
“Raportohet se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.