Asnjë i vdekur, 30 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 30 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Për dallim nga dy muajt e fundit ku numri i viktimave ishte mjaftë i lartë, në 24 orëshin e fundit nuk pati asnjë të vdekur si pasojë e koronavirusit.

Tani për tani në gjithë vendin janë 1 mijë e 676 raste aktive me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës.
Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671
Në total numri i rasteve aktive është 1.676.