Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosoves, Agim Ademi është shprehur i lumtur pas fitorës që shënuan U17 ndaj Austrisë. Dhe këtë e ka shfaqur përmes llogarive sociale, shkruan kolonamedia.com.
“Nismë e mbarë e Dardanëve U17 në kualifikimet për Evropianin “Izraeli 2022””, ka shkruar fillimisht Ademi, ndërsa ka përgëzuar Dardanët.
“Përgëzoj futbollistët dhe stafin e Kombëtares U17 për fitoren e arritur në ndeshjen e sotme kundër Austrisë, nikoqires së ndeshjeve të Grupit 9”.
Sipas të parit të Federatës, kjo fitore na jep shpresë të madhe për kualifikim të mëtejme për Evropianin “Izraeli 2022”.
“Kjo fitore dëshmon vlerat e talenteve tona dhe na jep motiv, por edhe shpresa të mëdha për kualifikim të mëtejmë”.
“Suksese e fat edhe në dy ndeshjet e ardhshme të grupit kundër Sllovenisë dhe Ishujve Faroe.
Ju lumtë djelmosha, ju jeni krenaria e vendit!
Me respekt,
A.A.”, ka theksuar për fund Agim Ademi.