Është zëri melodik i Rosalias dhe tingulli unik që i ka fituar asaj disa çmime, duke përfshirë tre MTV Video Music Awards dhe tetë Grammy Latin.
Por mënyra se si ajo shfaqet vazhdimisht mbi dhe jashtë tapetit të kuq me grim të përsosur dhe manikyr deklarues ka tërhequr vëmendjen tonë gjithashtu.
Por, ajo i tha Allure se në fakt është rutina e kujdesit të lëkurës në të cilën është përqendruar më shumë gjatë pandemisë.
“Unë mendoj se gjatë karantinës, u bëra pak më e disiplinuar sepse kisha më shumë kohë”, tha Rosalia. Regjimi i saj është mjaft i thjeshtë. Asaj i pëlqen të pastrojë fytyrën me qumësht pastrues sepse nuk i thanë lëkurën.
Pastaj, ajo vazhdon me një eksfolim të lehtë kimik . “Është shumë mirë”, thotë ajo. Pas kësaj, përfundon rutinën e saj me serume dhe një hidratues.
Edhe pse Rosalia i ka kushtuar lëkurësnjë vëmendje më të rreptë, ende e do argëtimin me grim. Për një pamje të përditshme, ajo e mban atë mjaft të thjeshtë me korrektor, dhe pak buzëkuq të kuq. Ajo ka përdorur buzëkuqin nga marka MAC që kur ishte 16 vjeç.
“Unë mendoj se kjo ishte gjëja e parë që bleva nga MAC”, ndan këngëtarja. Pra, ishte me siguri një moment i mahnitshëm kur marka e përdori atë për fushatën Viva Glam 2020 për të krijuar buzëkuqin e saj dhe e emëroi atë si një ambasadore globale.