421 pacientë me Covid në trajtim, prej tyre 347 janë me oksigjeno-terapi

421 pacientë me Covid janë duke marr trajtim në klinikat Covid të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se nga numri i përgjithshëm, 40 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 347 pacientë janë më oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 75 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 41 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 20 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë,1 paciente

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 32 pacientë

Spitali i Gjakovës, 27 pacientë

Spitali i Pejës, 72 pacientë

Spitali i Gjilanit, 36 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 21 pacientë

Spitali i Ferizajt, 29 pacientë.