Loredana dhe Mozzik publikojnë albumin e shumëpritur “No Rich Parents”

Loredana dhe Mozzik kanë lansuar albumin e shumëpritur, të cilin ka kohë që e kanë paralajmëruar.

Ndonëse kanë sjellë disa projekte të përbashkëta, ata tani kanë publikuar albumin e ri në bashkëpunim që mban titullin “No Rich Parents”.

Bashkë me albumin, dyshja e njohur kanë lansuar edhe një videoklip për këngën “Immer wenn es regnet”.

Loredana dhe Mozzik shfaqen të afërt dhe emocional në vidoeklipin bardhë e zi që erdhi në gjuhën gjermane.

Foto: Loredana dhe Mozzik/Instagram

Kujtojmë që ish-çifti i dhanë fund lidhjes kohë më parë përmes një deklaratë publike që Loredana bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Edhe pse të ndarë ata kanë vazhduar të publikojnë projektet muzikore, puna për të cilin kishte filluar para se t’i ndanin rrugët si çift.

Reperja shqiptaro-gjermane dhe reperi nga Ferizaj janë prindër të një vajze, Hana.

“Shiko Hana, prindërit e tu po shkëlqejnë”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e postimit që bëri në Instagram për të njoftuar se albumi është lansuar. Teksa, Loredana ka shkruar vetëm “Më fal”.

Ndërkohë, Mozzik së fundmi ka paralajmëruar se ka filluar punën për albumin e tij të ri i cili këtë herë do të jetë solo.