Kylie Jenner ka njoftuar se linja e saj e re, Kylie Baby, do të lansohet më 28 shtator me katër produkte: shampo me flluska, losion për trupin, shampo dhe zbutës.
“Ishte një ëndërr e imja të zhvilloja kujdes të pastër, sigurt, efektiv dhe të ndërgjegjshëm për foshnjat kur u bëra nënë”, shkroi në Instagram të martën 23-vjeçarja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me Travis Scott.
“Unë e di që ne të gjithë duam më të mirën absolute për fëmijët tanë, kështu që bërja e kësaj linje plotësisht vegane dhe hipoallergjike ishte shumë personale për mua! Jam shumë krenare për këto produkte dhe mezi prisja t’i ndaja me ju dhe familjen tuaj!”.
Për të promovuar lansimin, Jenner pozoi me vajzën e saj 3-vjeçare, Stormi, me veshjet në ngjyrë të kaltër, duke ndezur spekulimet se është në pritje të një djali.
E vogla Stormi, ndërkohë, ishte përfshirë në mënyrë aktive në krijimin e Kylie Baby.
“Prodhimet e foshnjave kërkojnë shumë kohë sepse doja të sigurohesha që ne kemi kaluar çdo provë të mundshme për t’i bërë të sigurta për foshnjat dhe fëmijët tuaj dhe doja të krijoja diçka që do ta përdorja për fëmijët e mi”, tha Jenner.
“Të gjitha këto janë testuar dhe miratuar nga Stormi; këto janë produktet e vetme që kemi përdorur për dy vitet e fundit tani”.