Ushtria serbe pozicionohet në Rashkë, flasin për Kosovën dhe gatishmërinë

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq kanë shkuar sot në Rashkë.

Të njëjtit janë duke vizituar një pjesë të forcave të Ushtrisë Serbe, nga ku është thënë se të njëjtit janë në gjendje gatishmërie për secilën situatë.

Vizita në fjalë po bëhet pikërisht në ditët kur në veri të Kosovës serbë të shumtë janë grumbulluar dhe vazhdimisht po bllokojnë rrugët që qojnë në Jarinje dhe Bërnjak.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë tha se ushtria serbe është në gatishmëri të lartë luftarake në Rashkë dhe në Novi Pazar, ndërsa sipas tyre shteti dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë se shkelja e popullit serb nuk do të ndodhë asnjëherë.

“Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme që t’i mbrojë njerëzit nëse ndodh ndonjë gjë që rrezikon jetën e tyre. E rëndësishme për mua është që të kuptojë se këta njerëz këtu janë në humor të mirë dhe gati. Pajisjet dhe teknikat që kemi janë në duart e profesionistëve”, tha ai.

Stefanoviq ka vlerësuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po bën lëvizje të mëdha në mënyrë që të kontrollojë situatën aktuale në veri të Kosovës.