Moderatorja e njohur po vazhdon ta shijojë shtatzëninë e saj.
Dhe, disa nga momentet e bukura, Marina po i ndan në rrjete sociale.
Së fundmi, ka zgjedhur të publikojë fotografi në Instagram, teksa shihet me barkun e rrumbullakosur.
E veshur me një fustan me ngjyrë të kuqe dhe bezhë, ajo ka theksuar barkun e saj e cila siç shihet është në muajt e fundit.
Ndërkohë, dukjen e saj, bukuroshja bionde e ka përfunduar me flokët e kapura, syze dhe një palë take.
Kujtojmë se, Marina Vjollca bashkë me reperin, Ghetto Geasy do bëhen prindër për herë të parë.