Ishte një natë e madhe për RuPaul, të dielën mbrëma në “Emmy Awards”.
Figura legjendare e televizionit, emri i plotë i të cilit është RuPaul Charles, të dielën në mbrëmje bëri histori në ndarjen e çmimeve “Emmy Awards”, duke u bërë personi më i shpërblyer me ngjyrë në historinë e shfaqjes me gjithsej 11 fitore, shkruan CNN.
Mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte kinematografi Donald A. Morgan, sipas Los Angeles Times.
Çmimi i fundit erdhi për sezonin e 13 -të të “RuPaul’s Drag Race”, i cili mori çmimin për programin më të mirë.
Duke folur për “LA Times” para ceremonisë, producenti tha se mundësia për të bërë histori ishte kuptimplotë.
“Unë kam të gjitha plagët për t’ju treguar nga një karrierë në biznesin e shfaqjes”, tha ai.
“Në fakt, unë u ngjita në skenë, herën e parë për para, në 1982 dhe e kam bërë atë që atëherë. Ka qenë një rrugë e gjatë, e vështirë, por unë kam shijuar çdo minutë të saj”, u shpreh RuPaul.
Gjashtë nga fitoret e RuPaul ishin si nikoqir për një “shou” ose programe garues, më i fundit prej të cilëve u fitua fundjavën e kaluar në “Creative Arts Emmys”.
Në fjalimin e tij të pranimit të çmimit, RuPaul falënderoi ata që shkojnë në shfaqjen e tyre dhe ndajnë “historitë e tyre të guximshme”.
“Emmy Awards” u mbajt të dielën (19 shtator), në Los Angeles.