Receta perfekte e supës me bizele dhe borzilok

Skye McAlpine, autorja e një super libri me receta, ka ndarë në Instagram një recetë të shijshme dhe të thjeshtë.

Nëse e keni humbur, e sjellim për ju në këtë artikull.

Përbërësit:

▪ 1 qepë
▪ 1 qese me bizele të ngrira
▪ 1 litër lëng perimesh
▪ Borzilok
▪ Kripë dhe piper
▪ Vaj ulliri.

Përgatitja:

Në një tigan hidhni 2 lugë vaj ulliri dhe lëreni të ngrohet. Më pas, shtoni një qepë të grirë dhe pak kripë.

Kaurdiseni për 5 minuta, derisa qepa të marrë ngjyrë të artë. Më pas, shtoni edhe bizelet e ngrira dhe 1 litër lëng perimesh. Lëreni të ziejë për 10 minuta.

Pastaj, hiqeni nga zjarri, shtoni borzilokun dhe sipas dëshirës, edhe një dorë me mente.

Përziejini në blender derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni kripë dhe piper dhe vendoseni në frigorifer, pasi kjo supë serviret e ftohtë.

Ju bëftë mirë!