Serbët kanë bllokuar rrugën në pikën kufitare për në Jarinje, derisa është parë numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës si dhe njësia e forcave speciale.
Në protestë kanë dal edhe pjesëtarë të Listës Serbe përfshirë këtu edhe ministrin për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq.
Ministri i MPB-së Xhelal Sveçla përmes një postimi ka njoftuar sot se nga 15 shtatori s’ka në qarkullim asnjë veturë me targat “KS”, duke thënë se targat e vetme ligjore janë ato me denominimin “RKS”.
Sipas vendimit të lëshuar nga MPB-ja, obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.