Dafina Zeqiri ka vetëm pak ditë që ka lansuar albumin e saj.
“Dafinë moj”, mban titullin albumi i Dafinës që përmban gjithsej 14 këngë shumica prej tyre bashkëpunime.
Albumin mund ta gjeni në platformën e gjirafës ku të gjitha paratë e grumbulluara për shitjen e tij do të shkojnë në Shoqatën e Autizmit në Kosovë.
E këtë premtim të dhënë që nga fillimi Dafina do ta fillojë ta mbajë qysh sot teksa ka treguar se do nënshkruajë 100 shitjet e para.
“Sapo kisha shikimin tim të parë në albumin fizik! Sot do të nënshkruaj 100 porositë e para
Mos harroni 100% e të gjitha shitjeve shkojnë për fëmijët me autizëm @shoqata_autizmi 🙏🏼 + @gjirafamall na tha që kanë surpriza shtesë për çdo porosi që bëhet! Linku ne bio”, ka shkruar Dafina.