Kush është amerikani që do ta zëvendësojë Kosnettin në ambasadë?

Jeffrey Hovenier do ta zëvendësojë Philip Kosnettin në postin e ambasadorit amerikan në Kosovë.

Hovenier e njeh mirë Kosovën pasi gjatë karrierës së tij diplomatike ishte përfaqësues i SHBA-së në stafin e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.

Ai aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës amerikane në Turqi.

Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlin të Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Në Departamentin e Shtetit ai ka qenë përgjegjës për NATO-n dhe Evropën Qëndrore, derisa ka shërbyer si ambasador në Greqi dhe Kroaci, kurse tash është zëvendësshef i ambasadës amerikane në Turqi.

Ambasadori amerikan në largim, Philip Kosnett ka thënë sot se të qenit ambasador i SHBA-së në Kosovë ka qenë një nder i madh për të.