Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Kurti nuk duhet të debatojë me administratën amerikane për Marrëveshjen e Washingtonit, por duhet të insistojë që SHBA-ja të emërojë një të deleguar të posaçëm për dialogun.
Sipas saj, SHBA-ja nuk duhet të jetë thjesht mbështetëse, por pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në dialogun Prishtinë – Beograd.
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA shprehu shqetësimin për pengesën që Qeveria e Kosovës po bën për gazsjellësin amerikan.
“Çështja e energjisë dhe furnizimit me energji elektrike nuk është vetëm çështje ekonomike, është çështje e interesit kombëtar. SHBA-ja do ta realizojë këtë me ose pa ne, mirëpo është e rëndësishme që ne të bëhemi partnerë seriozë”, tha Çitaku për Euronews Albania.