Lëkurën do ta ndjeni menjëherë më të butë dhe më të hidratuar.
Hidratimi është shumë i rëndësishëm për lëkurën tuaj, pasi një lëkurë jo e hidratuar duket pa jetë dhe ju tregon edhe më të mëdha në moshë nga sa jeni.
Kremrat hidratues në treg janë të shumtë, megjithatë një maskë në kushte shtëpie me përbërës 100% natyralë do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë të ushqyer dhe të hidratuar.
Përbërësit që ju duhen:
– 1/2 avokado
– 1 lugë gjelle mjaltë
– 1 dorë tërshërë
Duket si një mëngjes i bukur për t’u fotografuar, nga ata të shohim në Instagram, por në fakt këta përbërës funksionojnë shumë mirë për lëkurën e fytyrës tuaj.
Mjalti është një hidratues shumë i mirë, si dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar.
Tërshëra është shumë e mirë për të ushqyer dhe qetësuar lëkurën e acaruar. Përzieni mjaltin dhe tërshërën me gjysmë avokadoje (vetitë e së cilës njihen gjerësisht) të bërë pure.
Lëreni për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të bollshëm. Lëkurën do ta ndjeni menjëherë më të butë dhe më të hidratuar.