Vaksina Pfizer antiCOVID mund t’u jepet foshnjave deri në gjashtë muaj në ShBA këtë dimër, sipas planeve të hartuara nga gjiganti farmaceutik.
Në një lëvizje që ka të ngjarë të shkaktojë polemika ndërkombëtare, kompania synon të aplikojë për autorizim për të imunizuar foshnjat amerikane brenda dy muajve të ardhshëm.
Afati kohor do të varet nga gjetjet e provave të brendshme duke parë nëse vaksinat janë të sigurta dhe efektive tek fëmijet gjashtë muaj deri në pesë vjeç.
Frank D’Amelio, zyrtari kryesor financiar në Pfizer, tha në një konferencë dje se firma planifikon të ‘përfundojë dosjen’ deri në nëntor, raporton Financial Times,
Pfizer tashmë po planifikonte të kërkonte miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për vaksinat që do të jepeshin tek fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç deri në tetor. Por komentet e fundit konfirmojnë synimin e firmës për të punuar në grupmoshat shumë më të reja. Do t’u jepet një dozë më e ulët se sa tek të rriturit. Vaksina Pfizer, e bërë së bashku me partnerin gjerman BioNTech, tashmë është miratuar për mbi 12 vjeç në Britani.
Provat paraprake të vaksinës Pfizer tek fëmijët e vegjël sugjerojnë se është e sigurt, por ka shqetësime etike si dhe frikë nga rreziku i vogël i komplikimeve anësore.
SHBA ka vaksinuar fëmijët e moshës 12 vjeç e lart që nga fillimi i verës dhe nxënësve të moshës fillore pritet t’u jepet vaksina në vjeshtë.
Fëmijëve britanikë nën 16 vjeç u ofrohet vetëm një dozë e vaksinës së Pfizer, derisa të mblidhen më shumë të dhëna mbi sigurinë e dhënies së dy dozave. Ekzistojnë gjithashtu pyetje etike në lidhje me vaksinimin e të rinjve kryesisht për të mbrojtur të rriturit.