Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak ka arritur në Kosovë.
Lajçak tashmë është nisur drejt zyrës së kryeministrit Albin Kurti në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Në masa të lartë të sigurisë, Lajçak është parë duke hyrë në Qeverinë e Kosovës.
Ai gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë politikë në vend, drejtues të shtetit, përfaqësues të parlamentit, ata të komunitetit ndërkombëtarë si dhe përfaqësues të biznesit dhe mediave.
Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.