Osmani arsyeton mos-aplikimin në organizata ndërkombëtare: E bëjmë kur të jemi gati

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar aplikimin në organizata ndërkombëtare, mirëpo ka theksuar se një gjë të tillë do ta bëjnë në koordinim të plotë me ShBA-në dhe aleatët në BE.

Duke folur për marrëveshjen e Uashingtonit, Osmani gjatë një organizimi në Gjermani tha se njohja ndërkombëtare e Kosovës është në favor për stabilitetin rajonal.

“Moratoriumi ka mbaruar tani dhe po punojmë së bashku me partnerët tanë amerikanë sa i përket agjendës sonë për njohje dhe ofertave të organizatave ndërkombëtare. Më lejoni të jemi e qartë, nuk mendoj që mund të anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare nëse nuk koordinohemi me aleatët tanë[…]nuk do të shkojmë në krye veti pasi nuk dëshirojmë të dështojmë”, tha ajo.

“Do të bëjmë një plan, do të aplikojmë kur të jemi gati bashkë me ShBA dhe BE partnerët, pasi dëshirojmë të kemi sukses, pasi nuk është në interes vetëm tonin, por edhe rajonit që të na kenë neve në këto organizata ndërkombëtare”, tha ajo.