Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Policia e Kosovës sot me datën 15 shtator, rreth orës 01:00, ka pranuar informatën se në marketin e njërave nga pompat e benzinës në Mitrovicë, është kryer një grabitje.

Nga informacionet e para të siguruara thuhej që grabitja ishte kryer nga një person i maskuar me maskën anti-covid dhe doreza, nën kërcenim të armës, ku nga arka ka grabit një shumë të hollash prej 200 euro, dhe ka ikur në këmbë në drejtim të panjohur.

Mbi bazën e informacioneve fillestare njësitet policore në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe hetimeve rajonale, në bashkërendim kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative-hetimore, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, ku pas 9 orë hetimi në bazë të informacioneve të pranuara kanë arritur ta identifikojnë dhe ta lokalizojnë të dyshuarin, dhe me urdhër të gjyqtarit të Procedurës paraprake, të dyshuarit i është kontrolluar shtëpia, dhe njëkohësisht është arritur të arrestohet personi i dyshuar B.B., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale grabitje.

Në cilësi të provave materiale tek te i dyshuarit, janë gjetur dhe janë konfiskuar tri armë (lodër), ku njëra prej tyre është përdorur për të kryer grabitjen.

Të dyshuarit pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor, dhe ndaj ti është inicuar rasti “Grabitje”.