Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në fshatin Gllogovicë të Prishtinës.
Arrestimi i personit të dyshuar ka ardhur pasi që gjatë kontrollit afër shtëpisë ku ai banonte, janë gjetur dhe sekuestruar 31 bimë të kultivuara kanabis-sativa.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit afër shtëpisë ku banon, i janë gjetur dhe sekuestruar 31 bimë të kultivuara kanabis-sativa me gjatësi 2.40 metra”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.