Chrissy Teigen pranoi se ajo iu nënshtrua një procedure kirurgjike kozmetike për të hequr yndyrën nga faqet e saj.
“Unë e bëra atë gjë për heqjen e yndyrës këtu”, tha Teigen, në një video të fundit të Instagram ndërsa tregonte faqet e saj.
Ajo shtoi, “Dhe meqë e lashë alkoolin, me të vërtetë po shoh rezultatet dhe më pëlqen. Po, e bëra dhe çfarë?”.
Teigen, e cila zbuloi se kishte ndaluar pirjen në dhjetor 2020, tha se nuk ishte e kishte problem të ndante me fansat që kishte kryer këtë procedurë.
“Nuk ka turp në punën e Dr.Diamond” shkroi ajo. Dr. Jason Diamond është një kirurg plastik i njohur i fytyrës i njohur për rolin e tij në “Dr. 90210” si dhe “Celebrity Plastic Surgeons” në Netflix.
Kjo nuk është hera e parë që Teigen është vënë nën thikë, ajo bëri liposuksion në sqetull në 2017.