​Mediat kosovare nuk u lejuan të bëjnë pyetje në konferencën Rama-Merkel

Mediat e Kosovës nuk u lejuan të bëjnë pyetje në konferencën e kancelares Merkel dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Përkundër insistimit të gazetarëve kosovarë, nuk i është dhënë fjala asnjërit që të bëjnë pyetje.

Duke njohur pozicionin e Kosovës rreth nismës Open Ballkan, interesimi ishte i madh për pyetje.

Pas Shqipërisë, Kosova kishte numrin më të madh të mediave të pranishme në “Tirana Business Park” ku po zhvillohen takimet e kancelares Merkel me liderët e rajonit.