Kancelarja Angela Merkel ka mbërritur në Shqipëri. Pallatin e Brigadave.
Avioni i kancelares gjermane Merkel u ul në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ishin në aeroport për të pritur Merkelin.
I pranishëm ishte drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Tashmë Merkel ka mbërritur edhe në Pallatin e Brigadave ku do takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama.
Temë e bisedës do të jenë çështje të politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.
Në bisedimet me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.
Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.