Megan Fox merr vëmendje me dukjen provokuese në fustanin transparent teksa shfaqet përkrah të dashurit në MTV VMAs

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë ‘goditur’ në VMAs 2021 me paraqitjen e tyre në tapetin e kuq në Barclays Center në Brooklyn, të dielën mbrëma.

Bukuroshja e “Jennifer’s Body”, 35-vjeçe, në dukje zgjodhi fustanin ikonik të Rose McGoëan nga shfaqja e vitit 1999, në një fustan krejtësisht të tejdukshëm të Mugler, me një palë sytjena e të tango të stolisur.

Mugler, natyrisht, është i njëjti brend që qëndron prapa dukjes së Fox në Billboard Music Aëards 2021, dhe pamja e fundit e yllit duket se është destinuar të bëhet po aq virale.

 

MGK, 31-vjeç, u pa të jetë veshur me një kostum të kuq të markës Dolce&Gabbana dhe përreth fytyrës kishte disa aksesorë.

Dyshja shquhen për koordinimin që bëjnë në veshje e po ashtu edhe për manikyrin.

Kelly ishte nominuar për “Alternativa më e mirë” në VMAs të këtij viti për “My Ex’s Best Friend”, në bashkëpunim me Blackbear.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly (Foto: Getty Images)

Justin Bieber ndërkaq është shpërblyer me dy çmime si: “Artisti më i mirë i vitit” dhe “Kënga më e mirë pop”.

Artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, përkundër se ishte e nominuar në katër kategori nuk arriti të fitojë ndonjë çmim.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly (Foto: Getty Images)

Music Video Awards 2021 u transmetua në MTV me nikoqire reperen Doja Cat.