Supermodelja dhe nëna e foshnjës 11-muajshe, Khai, mbylli sfilatën e Moschino në Javën e Modës në New York duke thithur një shishe për foshnje.
Ky ishte debutimi më i lartë i shtëpisë italiane në Javën e Modës në New York, dhe Drejtori Kreativ Jeremy Scott, zgjodhi temën e foshnjës këtë herë.
E zhvilluar në qendër të Parkut Bryant, mysafirët ishin ulur në karrige të vogla të bardha ndërsa ruheshin me çadra elegant pasi shiu vazhdoi gjatë gjithë sfilatës.
Vendndodhja kishte kuptim, ndëra koleksioni ishte një homazh për vitet e hershme të Scott në New York, rreth viteve 1990.
Modelet veshën veshje të dizajnuara për t’u dukur si foshnja: ato ishin zbukuruar me gjirafa 3-D, ketra dhe arinj.
Çantat ishin në formë qengjash prej pelushi, dhe supermodelja Taylor Hill mbante një lojë të vërtetë foshnjash si kurorë.
Disa nga veshjet më të bukura nga kjo sfilatë ua sjellim më poshtë: