Man City nuk donte të paguante asnjë qindarkë për transferimin e Ronaldos

Cristiano Ronaldo ishte lidhur me një kalim te Man City.

Ronaldo ishte shumë afër të kalonte te Man City gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, krejt në fund gjërat ndryshuan dhe futbollisti iu bashkua Man Utd.

Drejtori sportiv i Juventusit, Federico Cherubini në një intervistë ka pranuar se Man City nuk donte të paguante asnjë qindrakë për të nënshkruar me portugezin.

Manchester City filloi bisedimet me agjentin e 36-vjeçarit, Jorge Mendes, por nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje me gjigantët e Serie A pasi ata nuk donin të paguanin asnjë qindarkë për të nënshkruar CR7.

“Nuk ishin kushtet e duhura për ta bërë këtë marrëveshje me Man Cityn”.

“Manchester United u soll ndryshe, si një klub me traditë, ata bënë ofertën e tyre dhe nuk mund të kishte fund tjetër”.

“Ne e respektojmë Ronaldon, por unë ndaj të njëjtën pikëpamje si Presidenti ynë: Historia e Juventusit është bërë nga kampionë, trajnerë dhe drejtorë të mëdhenj, por klubi mbetet gjëja më e rëndësishme”, përfundoi Federico Cherubini.