Dua Lipa e pasionuar pas ushqimit tradicional, byrekut dhe pites me spinaq

Këngëtarja e ka dëshmuar se është fanse e kuzhinës shqiptare.

Përmes një postimi në storien e saj në Instagram, Dua Lipa ka shkruar se nuk ka si ushqimet e nënës së saj.

“Asgjë si ushqimet e nënës time”, ka shkruar Dua, në fotografinë ku shihet byreku dhe pite me spinaq.

Ndryshe, krahas sukseseve në karrierë, Dua shpesh herë mbulon ballinat e medieve më të njohura botërore edhe për jetën e saj private, e sidomos për romancën me Anwar Hadid.

Ndërkohë, 26-vjeçarja tregon vazhdimisht që është krenare me prejardhjen e saj.