Rubiales falënderon presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë

Sonte përballen Kosova dhe Spanja nga ora 20:45.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, njëherësh zëvendëspresident i UEFA-s, janë takuar sot për kafe në prag të ndeshjes Kosovë – Spanjë.

Me këtë rast, presidenti Rubiales e ka falënderuar presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë dhe tejet miqësore në Kosovë, si nga ana e federatës e po ashtu edhe nga opinioni i gjerë.

Ai ka thënë se e gjithë ekspedita spanjolle janë shumë të kënaqur me kushtet e akomodimit në hotel, por edhe me pritjen dhe dashamirësinë e njerëzve me të cilët janë takuar. Të dy presidentët shprehën bindjen për një lojë të fortë dhe korrekte.

Ndeshja Kosovë – Spanjë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45, derisa 10 përqind e kapacitetit të stadiumit do të jetë në shfrytëzim.