Demi Moore zgjodhi në një kombinim tërësisht të bardhë të hënën për Festimin e Festivalit të filmit që po mbahej në Venecia të Italisë.
Ajo u paraqit në një fustan elegant me ngjyrë të bardhë nga marka “Monot”.
Moore pozoi për disa fotografi të cilat më pas i postoi në Instagram duke shkruar në formë sarkazme: “Jashtë me vajzat në organizimin ‘Vajzat në film’ mbrëmjen e kaluar”, teksa shihej së bashku me Eric Buterbaugh dhe aktorin Patrick Hilgart duke e puthur në gjoks.
“Kjo më jep shumë lumturi”, shkroi Sekma Blair, ndërsa stilistja e markës “Monot”, Eli Mizrahi, komentoi disa ’emoji’ në formë të zemrës.
Shumë fansa u mahnitën me bukurinë e aktores 58 vjeçare. “Dukesh e mrekullueshme si gjithmonë”, shkroi dikush.
Përpara se të paraqitej në ngjarje, Moore vizitoi qytetin Italian. Ishte një fundjavë e nxehtë për yllin, pasi ajo gjithashtu postoi një fotografi tjetër me tre vajzat e saj, të gjitha të veshura në bikini të bardha.