Dizajnerja shqiptare, Nensi Dojaka mori çmimin e talenteve të reja më prestigjioze të industries në Amerikë.
Lajmin për 28 vjeçaren e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Dojaka është fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj.
“NENSI DOJAKA fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Çfarë talentiÇfarë krenarie”, tha ai.
Stilistja është e njohur për veshjet e saj të veçanta me rrjetë dhe ndarje.