Vazhdojnë kufizimet: S’ka lirim të masave as pas 13 shtatorit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është deklaruar për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Ai në një konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë tha se vendimi për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve lokale do të merret pas konsultimeve me ekspertëve dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Ky është një vendim që do të merret pas konsultave me ekspertët dhe IKShPK-në”, tha ai.

Ndërsa, për mundësitë e shkurtimit të fushatës zgjedhore, Vitia tha se për momentin masat janë të tilla që ndalojnë grumbullimet me rrezikshmëri dhe se të tillat do të jenë në fuqi.

Krahas kësaj, ministri i Shëndetësisë tha se nuk do të ketë lirim të masave edhe pas 13 shtatori.