Sot zhvillohen ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.
Kombëtarja e Polonisë dhe ajo e Shqipërisë përballen sonte me fillim nga ora 20:45.
Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në grupin I, Polonia ka katër pikë të grumbulluar në pozitën e katërt, ndërsa Shqipëria ka gjashtë pikë në vendin e tretë.
Polakët në stadiumin e tyre sonte hyjnë në fushë me të vetmin qëllim që të marrin ter pikë për të mbetur në garë për kualifikim.
Në anën tjetër Kombëtarja e Shqipërisë synon të marr në shtëpi të paktën një pikë shumë të rëndësishme nga ky duel.
Këto janë formacionet e mundshme të dyja kombëtarëve.
Polonia: Szczesny; Bereszynski, Glik, Bednarek, Rybus; Krychowiak, Moder, Linetty; Jozwiak, Swiderski; Lewandowski
Shqipëria: Berisha; Kumbulla, Djimsiti, Ismajli; Hysaj, Gjasula, Abrashi, Laci; Roshi, Bajrami; Cikalleshi