Camila Cabello dhe Shawn Mendes dukeshin si një çift përrallash në premierën e “Cinderella” në Muzeun “Vizcaya”, në Miami, të mërkurën.
Performuesja 24-vjeçare dhe i dashuri i saj, 23 vjeç, nuk mund ta fshihnin kiminë e tyre, teksa u panë duke folur dhe duke qeshur ndërsa pozonin për disa fotografi para se këngëtari i “Stitches” të dilte anash për ta lënë të dashurën e tij të shijonte vëmendjen.
Cabello kishte veshur një bluzë të bardhë pa mëngë që shfaqte një pjesë të tonifikuar të belit, ndërsa kalonte kohë në premierën e filmit. Ylli i hitit “Havana” gjithashtu kishte veshur një fustan të gjatë të verdhë.
Ajo shtoi elementë të ndryshëm të shkëlqimit në veshjen e saj me detaje të shumtë prej argjendi dhe bizhuteri diamanti, bashkë me një çantë që kompletonte bukur veshjen e saj.
Ndërsa, Mendes zgjodhi një këmishë të zezë transparente me mëngë të gjata të cilën e la kryesisht të zbërthyer ndërsa kalonte kohë me të dashurën e tij.
Këngëtari i hitit “There’s Nothing Holdin’ Me Back”, kompletoi dukjen me një palë pantallona të bardha të gjera.
Xhirimet për “Cinderella” u bënë të ditura fillimisht në vitin 2019, me Kay Cannon që u emërua si regjisor i saj. Ideja u punua fillimisht nga James Corden, i cili gjithashtu shfaqet në film.
Xhirimet filluan shkurtin e kaluar dhe përfunduan në gusht pasi prodhimi u mbyll përkohësisht për shkak të fillimit të pandemisë globale. Pjesë e filmit janë: Billy Porter, Idina Menzel dhe Pierce Brosnan.
Të dy Cabello dhe Menzel kontribuuan me këngë origjinale për kolonën zanore të filmit.
Gjatë një interviste me E! News ‘Daily Pop, Cabello u shpreh se personazhi i saj do të kishte jehonë me shumë shikues dhe tha se fansat e filmit do të duan faktin që ajo është një grua moderne.
“Ajo ka ëndrra dhe ka ambicie, dhe po i qëndron besnike vetes dhe zërit të saj dhe asaj që e bën të lumtur. Unë mendoj se është reflektuese e grave në ditët e sotme”, tha këngëtarja.