Gjatë javëve që lamë pas pati një rritje të madhe të numrit të të infektuarve me COVID-19.
S i pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus si dhe viktimave si pasojë e këtij virusi, Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosje të masave të reja antiCOVID.
Kësisoj që nga vikendi i kaluar është marrë vendim që të rikthehet në përdorim vendosja e maskës, ora policore dhe disa masa të tjera.
Por ajo që bie në sy është numri i madh i tiketave që po shqiptohen nga Policia e Kosovës për mos respektim të këtyre masave.
Si asnjëherë më parë, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 4 mijë e 263 gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar këto masa.
Duhet përkujtuar që qytetarë të shumtë janë ankuar lidhur me vendosjen e këtyre masave dhe shqiptimin e gjobave.
Përpos zyrtarëve policorë të unifromuar, drejtorët përkatës në kuadër të PK-së morën vendim që të vendosin edhe zyrtarë policorë civil të cilët do të shikojnë nga afër respektimin e këtyre masave nga qytetarët, bizneset por edhe brenda institucioneve.
Kësisoj së fundi thuajse në çdo vend mund të hasim në policë të cilët kërkojnë vendosje të maskës.
Duhet përkujtuar që pavarësisht këtyre masave situata me COVID-19 vazhdon të jetë mjaftë e rënduar.
Sado që shqiptohen gjoba mjaftë të shtrenjta për t’u paguar nga qytetarët është vetë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili së fundi deklaroi se këto masa mund të jenë efektive vetëm për momentin sepse në rast të mos vaksinimit rreziku është njësoj i lartë.
Deri në vendimin tjetër të Qeverisë, qytetarët do të vazhdojnë të gjobiten nga vetë zyrtarët policorë të Kosovës e që shumë prej tyre nuk janë vaksinuar ende.