Mali i Zi i referohet Kosovës me fusnotë

Në vitin 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, Mali i Zi ishte një ndër shtetet e para që njohu shtetësinë e vendit, por herë pas here vazhdojnë të mohojnë këtë realitet.

Kjo është dëshmuar së fundi edhe përmes një dokumenti të publikuar, ku ministrja e Shoqërisë Digjitale dhe Mediave, Tamara Srzentiq, i dërgoi ftesë ministres së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, për pjesëmarrje në Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nga 11 deri më 13 tetor në Mal të Zi.

Megjithatë, në ftesë, ministrja malazeze shihet se është i referuar Kosovës me fusnotë prapa.

E pas kësaj pati edhe reagime në këtë vend. Vetë mediumi malazez, Antena M të cilët edhe publikuan dokumentin e ftesës dhe i cili e ka quajtur këtë veprim skandal diplomatik.

Madje për këtë gjë edhe nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar as nga Qeveria e Malit të Zi, por as edhe nga ajo e Kosovës.

Kjo ftesë drejtuar ministres Rizvanolli ishte para një muaj më parë, saktësisht më 4 gusht, transmeton lajmi.net. Mali i Zi nuk e shënon Kosovën me fusnotë në dokumentet zyrtare, sepse ky referim bëhet në rrethana të veçanta nëse Serbia insiston në të gjatë takimeve zyrtare të udhëheqësve të disa shteteve ku merr pjesë edhe përfaqësuesi i Kosovës.

Kjo për Kosovën erdhi më 2012-ën, pas një marrëveshjeje në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, për të mundësuar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në konferenca e nisma rajonale, por dhe ato të nivelit më të gjerë ndërkombëtar.

E gjithë kjo nënkupton pozicionin e palëve karshi statusit të Kosovës, përkatësisht pozicionin e Serbisë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe pozicionin e Kosovës që mbështetet në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë.

Kurse kjo nuk është hera e parë që ndonjë nga ministrat e Qeverisë së Malit të ZI, kryesisht me parti pro-serbe i referohen Kosovës me fusnotë.

Ngjashëm kishte ndodhur par një viti, megjithatë nga qeveria malazeze e patën quajtur ‘gabim teknik’.