Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
“Në margjina të Forumit të Bledit, kisha mundësinë që të takoja Presidentin Pahor dhe t’i shprehë mirënjohjen e plotë për Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik”, është shprehur Kurti.
“Presidenca e Sllovenisë në Këshillin e BE-së do të kontribuojë në forcimin e afërsisë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”.