Khloe Kardashian kritikohet për komentet ndaj njerëzve mbipeshë

Khloe Kardashian është vendosur në shënjestrën e përgjigjeve kritikuese pas një deklarate të saj lidhur me njerëzit që duan të humbin kilogramë. Intervista e saj e vitit 2019 me Jay Shetty doli sërish në sipërfaqen e internetit dhe kësaj here, me zhurmë të madhe.

Nuk i duroj dot njerëzit që hanë një tas gjigand me akullore dhe thonë ‘Jam kaq i/e shëndoshë!’ Domethënë, nuk stërviten, nuk e ndryshojnë dietën, nuk pinë më shumë ujë, nuk bëjnë asgjë, por gjithsesi ankohen, ankohen, ankohen”.

Khloe, e apasionuar pas ushtrimeve fizike dukej e acaruar për njerëzit që duan të ndryshojnë pamjen e tyre, por sërish hanë ushqime plot kalori.

Them se do të jenë gjithnjë në këtë gjendje viktimizimi sepse nuk bëjnë asgjë, nuk janë të vetëdijshëm për veten. Nuk e sheh reflektimin tënd duke thënë: “Mirë, çfarë mund të bëj për të ndryshuar gjërat për veten?’ Por është faji i kujtdo tjetër”, përfundon ajo.

Ndjekësit i quajtën “të pandjeshme” komentet e saj pasi thanë se jo të gjithë kanë paratë e saj për të pasur trajner personal, palestër, nutricionist apo kirurgji plastike, ndërsa të tjerë pyesnin se si e arriti ajo pamjen që ka sot.

Ylli i “KWTK” ka mohuar çdo ndërhyrje në trupin e saj pasi ka deklaruar se është rezultat i kohës që ajo shpenzon në palestër dhe mënyrës së të ushqyerit. Për sa i përket pamjes, ka pranuar se ka kryer ndërhyrje në hundë si edhe injeksione.