Tony McCarroll, ish bateristi i Oasis, pësoi një sulm në zemër javën e kaluar.
McCarroll shkroi në Twitter se ishte shtruar në spital një ditë më vonë.
“Pershendetje te gjitheve. Thjesht doja t’ju bëja me dije se u shtrova në spital të enjten pasi pata një sulm në zemër të mërkurën mbrëma. Unë nuk jam shëruar plotësisht, “shkruan britaniku 50-vjeçar, i cili më pas falënderon shërbimin shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar. “Ne jemi më shumë se me fat që kemi një shërbim të tillë.”
McCarroll ishte anëtar i Oasis që nga themelimi i grupit në 1991 deri në prill të vitit 1995.