Zbulimet erdhën nga një regjim i kujdesshëm dhe dietë e dokumentuar e disa personave, edhe kundër dëshirës së tyre.
Ideja se gjalpi është një ushqim i dëmshëm për zëmrën, mund të dalë e gabuar nëse të dhënat nga një sondazh i rreth 50 viteve më parë, të analizuara tani, janë të sakta.
Disa studiues nga Universiteti i Shkollës së Mjekësisë së Karolinës së Veriut kanë publikuar pak kohë më parë një artikull në ‘British Medical Journal’, që thotë se të gatuash me vaj misri mund të jetë më e dëmshme për zemrën sesa të gatuash me gjalpë. Zbulimet erdhën nga një regjim i kujdesshëm dhe dietë e dokumentuar e disa personave, edhe kundër dëshirës së tyre.
Ekipi i studiuesve, siç raportoi Quartz Media, analizoi të dhënat e papublikuara të mbledhura ndërmjet vitit 1968 dhe 1973 në një studim të kontrolluar të mbi 9.400 burrave dhe grave në një qendër spitalore dhe në gjashtë spitale psikiatrike në Minnesota.
Një grupi pacientësh iu dhanë ushqime të gatuara me gjalpë dhe vajra të tjerë të hidrogjenuar, ndërsa të tjerëve vakte të përgatitura me margarinë të zakonshme.
Studiuesit zbuluan që rreziku për jetën ishte 22 për qind më i lartë për ata me dietë vajrash vegjetalë, por duke pasur parasysh që rezultatet e studimit të vjetër nuk u publikuan kurrë, të bën të mendosh që specialistët e ushqimit kanë mbivlerësuar vlerat e vajrave vegjetalë në dëm të gjalpit.