Pamje nga ndërtesa 20-katëshe e djegur nga zjarri në Milano

Një ndërtesë 20 katëshe në ditën e djeshme është përfshirë nga zjarri në periferi të Milanos.

Ky bllok i apartamenteve që është djegur është ndërtuar para 10 viteve.

Raportohet se të gjithë banorët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, shkruan ilsole24, transmeton Klankosova.tv.

Djegia e ndërtesës 20 katëshe e vendosur në periferi të Milanos, kishte filluar rreth orës 17:45.

Zjarri ka filluar nga kati i pesëmbëdhjetë dhe është përhapur me një shpejtësi mbresëlënëse.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, ndërtesa ka strehuar 60 familje.

Dhjetëra ambulanca dhe automjete të zjarrfikësve shkuan menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar personat që u shpëtuan.

Kryebashkiaku i Milanos Beppe Sala i Milanos tha se për momentin nuk kemi raportime për viktima ose të plagosur.

“Rreth njëzet njerëz kanë dalë pa probleme – shtoi ai – tani zjarrfikësit hyjnë shtëpi më shtëpi duke thyer dyert për të parë nëse dikush ka mbetur brenda. Ne jemi pozitivë për faktin se kishte kohë për të dalë jashtë, por derisa të bëhet kontrolli nuk mund të jemi të sigurt”.