Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit janë testuar 12 mijë e 564 persona.
Nga këto mostra, 2 mijë e 98 kanë rezultuar pozitive.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 16 të vdekur.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës
Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400.
Në total numri i rasteve aktive është 25.407.