Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1029 tiketa për personat të cilët nuk e kanë zbatuar ligjin anti-COVID 19.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë arrestuar 25 persona të dyshuar.
Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur gjithashtu se janë shqiptuar 1423 gjoba për mosrespektim të rregullave të trafikut.
Po ashtu janë arrestuar 25 persona, e që 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje.