Haxhiu, qeverisë: 2 euro në ditë për personelin shëndetësor është fyerje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të qeverisë për shtesat e personelit shëndetësor.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook nder të tjera ka thënë, se “ Vendimi i Qeverisë për shtesa prej 10% të pagës së rregullt bruto është skandaloz, fyes dhe mohues për punën e profesionistëve shëndetësorë”.

Sipas Bekim Haxhiut shtesat të cilat janë propozuar nga qeveria Kurti janë fryjë për punën e tyre pasi nëse kalkulohen i bije nga 2 euro në ditë për muajt gusht, shtator dhe tetor.

Qeveria Kurti, në qershor të 2021, ua ndaloi pagesën 250 euro, shtesë në pagë, për profesionistët shëndetësorë, stafit mbështetës, inspektoratit dhe policisë duke menduar se me manipulim të numrave mposhtin pandeminë, ka shkruar ai.